Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident i rëndë në Holandë/ Makina godet një grup fëmijësh në kamp, 3 viktima dhe 4 të plagosur

schedule19:06 - 11 Qershor, 2026

schedule 19:06 - 11 Qershor, 2026

Tre persona humbën jetën këtë të enjte në jug të Holandës, mes tyre dy fëmijë dhe një i rritur, pasi një automjet përplasi një grup çiklistësh që po merrnin pjesë në një kamping të organizuar nga shkolla.

Autoritetet holandeze raportuan se 4 fëmijë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar për trajtim të specializuar shëndetësor në spitalet e zonës në Holandë, por edhe në Belgjikën fqinje.

Viktimat dhe të plagosurit ishin pjesë e një grupi prej 14 nxënësish dhe dy shoqëruesish të rritur, të cilët po merrnin pjesë në këtë kamping.



Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në një rrugë provinciale në një qytezë të vogël, rreth 200 kilometra në jug të Amsterdamit.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e aksidentit, duke theksuar se hetimet vijojnë.

Aksidente të tilla me përfshirjen e një numri të madh çiklistësh janë të rralla në Holandë, një vend ku biçikleta është pjesë e përditshmërisë dhe ku shumica e rrugëve janë të pajisura me korsi të dedikuara për çiklistët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!