Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një pickim që mund të rrezikojë jetën! Çfarë duhet të dini për anafilaksinë

schedule13:31 - 10 Qershor, 2026

schedule 13:31 - 10 Qershor, 2026

Anafilaksia është forma më e rëndë e reaksionit alergjik dhe mund të rrezikojë jetën brenda pak minutash. Sipas alergologes Dr. Alketa Ibranji, ajo mund të shkaktohet nga pickimet e bletëve dhe grerëzave, ushqime si kikirikët, arrat, vezët, peshku apo edhe nga ilaçe të caktuara.

Simptomat shfaqen shumë shpejt dhe përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, fishkëllima në gjoks, ndjesi mbytjeje, skuqje dhe kruarje të lëkurës, si dhe enjtje të buzëve, gjuhës ose fytyrës. Mund të shfaqen gjithashtu marramendje, rënie e tensionit, humbje e vetëdijes, dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Në rast anafilaksie duhet të telefonohet menjëherë urgjenca. Nëse personi ka auto-injektor me adrenalinë, ai duhet përdorur pa vonesë. Pacienti duhet të shtrihet dhe të mbahet nën vëzhgim deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore.



Më të rrezikuar janë personat me histori alergjish të rënda, ata që kanë përjetuar më parë anafilaksi dhe pacientët me astmë. Specialistët theksojnë se njohja e alergjenëve dhe shmangia e tyre janë thelbësore për parandalimin e episodeve të rrezikshme. Reagimi i shpejtë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!