Së pari po shkon për futbollin europian. Vedat Muriqi kthehet në një vend tepër të njohur, ndërsa mediat në kontinent, në Spanjë, Itali apo Turqi shkruajnë se është marrë vesh me Fenerbahçen.
Pak ditë pasi zbriti në kategorinë e dytë spanjolle me Majorkën, sulmuesi i Kosovës është dakordësuar me Fenerbahçen, një akord që jepet I përfunduar nga të tillë si “Marka” apo Fabricio Romano”.
Raportet janë që nënkampionia e Turqisë do të paguajë 15.5 milionë euro për kartonin e tij, pasi kontrata me Majorkën mbetej në fuqi, ndonëse u fol për një shifër deri 18 milionë euro.
Muriqi pra do të luajë në Champions, sepse Fenerbahçe është e kualifikuar për në raundin e dytë eliminator, dhe do të synojë fazën e grupeve.
Ylli “dardan” luajti për skuadrën nga Stambolli në sezonet nga 2019 deri në 2021, duke shënuar 17 gola në 36 ndeshje, më pas kaloi në Serinë A tek Lacio, për të shkëlqyer në Spanjë me Majorkën.
Muriqi shënoi 58 gola në 215 ndeshje për Majorkën, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë në histori, vetëm një gol prapa ish-sulmuesit Prats, dhe 11 rrjeta prapa legjendës Samuel Eto.
Gjithsesi, shqiptari I Kosovës e la pas kamerunasin e famshëm në La Ligë sepse arriti në 57 goditje në shenjë, ndaj 54 të tij, duke qenë realizuesi më i mirë në historinë e Majorkës në kampionat.


