Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani mbështet protestën dhe sulmon Ramën

schedule10:36 - 10 Qershor, 2026

schedule 10:36 - 10 Qershor, 2026

Irani ka dalë zyrtarisht kundër Edi Ramës dhe qeverisë së Shqipërisë.  Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei ka mbështetur publikisht protestën kundër Zvërnecit dhe Edi Ramës me një video nga bulevardi shoqëruar me një këngë me tekst patriotik “Rrjedh në Këngë e Ligjërime”.

Por zyrtari i qeverisë iraniane e sfidon dhe i kërkon kryeministrit të Shqipërisë të përballet me thirrjet në bulevard të protestuesve, mes të cilave edhe atë “Rama Ik”
“Ishit JU, zotëri, që e nisët këtë. Pra…duhet të përballeni me muzikën!

Në vend që të shkruani një pamflet të gjatë të mbushur me akuza të pabaza kundër Iranit, merrni një moment për të dëgjuar popullin tuaj që po brohoret në rrugë:
“Jo korrupsionit!”
“Duam të drejtë!”
“Rama ik!”” shkruan Baqaei në një status në X.



Në reagimin e tij, kryeministri Edi Rama ka denoncuar menjëherë bashkimin zyrtarisht të Ajatollahëve të Iranit me protestën e Zvërnecit.
“Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!” shkruan Rama.

Sipas kryeministrit, regjimi i Ajatollahut ka vetëm një synim, është i interesuar për të shembur tolerancën ndërfetare në Shqipëri, vetëm e vetëm për të nxjerrë inatin ndaj Izraelit dhe Trump.

“Replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, që dufin me Trumpin po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!” vijon Rama.

Rama kujton se Shqipëria nuk mund të marrë leksione nga Irani. Dy vende të ndryshme, në Tiranë qytetarët protestojnë lirisht, në Teheran protestuesit vriten, burgosen, shtypen.

“Eshtë veçanërisht domethënëse që ju keni zbuluar papritmas një shqetësim kaq të thellë për protestuesit në Tiranë, ndërsa gjaku i dhjetëra mijëra njerëzve tuaj njollos ndërgjegjen e regjimit tuaj, ndërsa të tjerë të panumërt vazhdojnë të vuajnë persekutim, shtypje dhe burgosje, dhe ndërsa dhjetëra miliona mbeten të bllokuar në kushte që i përkasin më shumë Mesjetës sesa shekullit të njëzet e një-”-shton Rama.

Në fund Rama paralajmëron Iranin se fushata dezinformuese e tyre nuk ka për të helmuar shqiptarët, pasi në Shqipëri një mendje regjimi i Iranit mbetet një shtet terrorist.

“Të gjithë jemi të qartë dhe të bashkuar në pikëpamjen se çdo lloj regjimi që mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri është armiku i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim. Dhe i juaji është më i keqi, një shtet terrorist sipas përkufizimit”, përfundon Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Irani shfaq armiqësi ndaj Shqipërisë së drejtuar nga qeveria e Edi Ramës. Në vitin 2022, dy sulme kibernetike të urdhëruara dhe orkestruara nga Irani, synuan të shembin infrastrukturën digjitale të shtetit shqiptar. Prej asaj kohe, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe shpalli Republikën Islamike shtet terrorist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!