Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humbën në zonën malore të Polisit/ Gjenden pas 15 orësh 2 turistët gjermanë. Ja si është gjendja shëndetësore e tyre

schedule21:46 - 9 Qershor, 2026

schedule 21:46 - 9 Qershor, 2026

Një operacion intensiv kërkim-shpëtimi i Policisë së Librazhdit ka përfunduar me sukses, duke shpëtuar shëndoshë e mirë dy turistë gjermanë që kishin humbur orientimin në zonën malore të Polisit.

Pas njoftimit se ishin humbur kontaktet GPS me turistët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, të mbështetura nga punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore, nisën menjëherë kërkimet në terren. Për lokalizimin e tyre u përdorën edhe dronë.

Pas 15 orësh kërkimesh intensive, dy shtetasit gjermanë u gjetën në fshatin Gaferr (Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas) në gjendje të mirë shëndetësore. Nga verifikimet rezultoi se turistët kishin humbur rrugën dhe e kishin pasur të pamundur të kërkonin ndihmë për shkak të mungesës së sinjalit telefonik në zonë.



Turistët kanë falënderuar efektivët e policisë për profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar. Ndërkohë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan siguron se mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë së të gjithë vizitorëve që eksplorojnë zonat turistike dhe malore të qarkut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!