Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zvërneci/ Rama për protestat: Faktet janë me mua. Temat mjedisore përdoren nga aktorët dashakeqë

schedule16:41 - 9 Qershor, 2026

schedule 16:41 - 9 Qershor, 2026

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët e Bashkimit Europian, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave dhe kritikave të fundit lidhur me projektin zhvillimor në Zvërnec.

Rama u shpreh i palëkundur në qëndrimin e tij, duke deklaruar se faktet janë në anën e qeverisë, ndërsa akuzoi “aktorët dashakeqë” se po instrumentalizojnë kauzat mjedisore për përfitime politike dhe për të manipuluar opinionin publik përmes sferës digjitale.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tërhoqi vëmendjen për një rrezik më të madh që i kanoset demokracisë globale: përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformimit në rrjetet sociale. Duke komentuar sulmet personale dhe thirrjet kundër tij, Rama i cilësoi ato si “argëtuese”.



“Ka shumë njerëz që bërtasin vdekje e Edi Ramës, mesazhi im për ta është: vazhdoni se më shtohet jeta. Ka njerëz që janë me ambicie politike. Ka njerëz që janë vërtet njerëz të shqetësuar për Zvërnecin, unë u them eja të flasim. Derisa të provoni të kundërtën u them që faktet janë me mua, kurse e gjithë sfera digjitale është kundër meje. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe për të ardhmen e demokracisë. Ka dy gjëra që po shkojnë përtej Shqipërisë, kapaciteti për të kapur zemrat dhe mendjen e njerëzve me gënjeshtra.

Ky është një kapacitet për të gënjyer gjithë sistemin demokratik dhe për ta kthyer të gjithë politikën në gjënë më të pabazuar dhe të patretshme për të gjithë njerëzit. Ndërkohë që po hedhim miliarda që nuk i kemi, duke u marrë hua nga brezat e ardhshëm pa u marrë leje, për të ndërtuar këtë makineri më të plotë ushtarake, nga qiejtë e Europës, jemi të pambrojtur nga brenda. Kjo është ajo pjesa më e vogël e dukshme e atij ajsbergu, nuk janë zgjedhjet, por marrja peng e fëmijëve tanë dhe e brezit të ri.

Liria e shtrirjes në emër të lirisë së fjalës, kudo. Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë. Do ju them që e gjithë kjo gjë do të jetë shumë e mirë për vendin tonë, është e dobishme për jetën tonë demokratike. Më duket argëtuese kur duan që të shajnë çdokënd që lidhet me mua. Është argëtuese, në përdorimin e memeve. Të gjithë më pas do të nxjerrin mësime nga realiteti, ne do të nxjerrim mësime prej kësaj”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!