Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një Itali në krye të Europës/ Të Kaltrit fitojnë Kampionatin Europian për moshën 17 vjeç

schedule13:05 - 8 Qershor, 2026

schedule 13:05 - 8 Qershor, 2026

Nuk mund të matet me një Spanjë, por nuk është për t’u hedhur poshtë. Përkundrazi. Futbolli italian gëzon shëndet jo edhe aq të keq, sepse nuk mund të jetë ndryshe kur kombëtarja e moshës deri 17 vjeç shpallet kampione e Europës.

Italia U17 triumfoi në turneun e UEFA-s të zhvilluar në Estoni, duke marrë trofeun pas finales së ekuilibruar e të fortë ndaj Belgjikës, finale që u vendos nga penalltitë. U desh të priteshin minutat e fundit për të parë golat, ndërsa një nga heronjtë kryesor në fushë ishte pikërisht portieri i fqinjëve tanë, Lupo, me pritjet e tij.

Belgjika kaloi e para në epërsi pesë minuta para fundit me rrjetën e shënuar nga Kobiela, por italianët u shpëtuan nga arbitri shqiptar, Florian Lata, që dha penallti për ta në minutën e fundit për një prekje të topit me dorë.



Fugacola barazoi nga pika e bardhë, dhe për të përcaktuar kampionen e re të kontinentit u deshën 11-metërshat.  Të Kaltrit e trajnerit Daniele Françeskini u treguan më të saktë duke ia dalë me shifrat 4-3 me penallti.

Një sukses I madh për vendin në Apenine, sidomos pas dështimit të tretë radhazi të kombëtares së të rriturve për të shkuar në Botëror.

Ky ishte titulli I dytë në tre vjet për Italinë U17, dhe I treti në histori, ndërsa Spanja ka rekordin me 9 triumfe të tilla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!