Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grevë në prag Botërori/ Punëtorët në stadiumin e Los Angeles ankohen për kushtet dhe pagat

schedule13:01 - 8 Qershor, 2026

schedule 13:01 - 8 Qershor, 2026

Punëtorët e stadiumit në Los Angeles kanë votuar për të autorizuar një grevë, ndërsa vendi përgatitet të presë ndeshjen hapëse të ekipit amerikan kundër Paraguait në Kupën e Botës.

Dy mijë baristë, kamerierë, kuzhinierë dhe dhe staf tjetër në stadiumin SoFi ndërmorën këtë hap pasi bisedimet e kontratës kanë ngecur me ofruesin e shërbimit ushqimor të stadiumit.

Anëtarët e sindikatës thanë se nëse një marrëveshje nuk arrihet deri atëherë, punëtorët mund të hyjnë në grevë për ndeshjen e 12 qershorit.



Ata janë të shqetësuar për pagat dhe sigurinë në punë, ndërsa administrata e Donald Trump ka rritur goditjen ndaj emigracionit dhe një pjesë e punoëtorëve vijnë nga vende të tjera.

Megjithatë zyrtarët kanë thënë se autoritetet federale do të jenë në ndeshje për të ndihmuar me sigurinë, por jo me zbatimin e ligjit për emigracionin civil.

Punëtorët thonë se Kupa e Botës nuk ka ndonjë vlerë, kur ata duhet nuk fitojnë mjaftueshëm dhe duhet të zgjedhin nëse do të shkojnë në punë e të rrëmbehen nga ICE, apo të mbeten pa të ardhura.

Ata thonë se nëse detyrohen të hyjnë në grevë, tifozëve nuk do u shërbehet asgjë veç ujit dhe ushqimeve të ambalazhuara.

Legends Global, e cila merret me mikpritjen në SoFi, tha se kompania ka një marrëdhënie të gjatë me sindikatën dhe është e përkushtuar për të arritur një marrëveshje përmes negociatave të kontratës.

Legends ka rënë dakord për rritje minimale të pagave për kuzhinierët dhe pjatalarësit, edhe pse Kupa e Botës pritet të sjellë të ardhura të mjaftueshme.

Sindikata po i kërkon gjithashtu Legends mbrojtje nga bastisjet e mundshme federale të imigracionit.

Grupet të ndryshme në qytete të tjera pritëse të Kupës së Botës, si Atlanta dhe Miami, kanë bërë thirrje gjithashtu për ndalimin e zbatimit të ligjit për emigracionin gjatë ndeshjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!