Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pensionet rriten pas një muaji/ Ministri i Financave: Po diskutojmë masën e indeksimit

schedule13:16 - 5 Qershor, 2026

schedule 13:16 - 5 Qershor, 2026

Pensionet do të indeksohen brenda pak javëve. Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme është vendosur që shtesa në pensione të bëhet më shpejt se zakonisht.

Indeksimi i pensioneve realizohej në tetor dhe niveli i rritjes është në bazë të nivelit të inflacionit i cili rezulton 2.8 përqind.

Pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme, sipas ministrit të Financave, ekonomia shqiptare ka pasur ecuri optimiste dhe kjo konfirmohet nga rritja e të ardhurave në buxhet.



Kreu i Financave tha se vetëm nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme  janë arkëtuar  deri më tani 3.9 miliardë lekë.

Gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, në vend rezultojnë se janë regjistruar mbi 8 mijë biznese të reja çka reflekton përmirësimin e klimës së biznesit në vend./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!