Presidenti serb Vuçiç përsërit: Kosova, kusht për anëtarësimin në BE

schedule11:01 - 23 Janar, 2018

schedule 11:01 - 23 Janar, 2018

Në një deklaratë për mediat, presidenti Aleksandër Vuçiç ka përsëritur dhe njëherë se Kosova mbetet kushti kryesor për anëtarësimin e Serbise në Bashkimin Europian.

“Rruga në Bashkimin Evropian çon edhe përmes përcaktimit të qartë të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.” Ka qenë kjo deklarata e presidentit aleksandër Vuçiç në një bashkëbisedim me gazetarët ku tema kryesre ishte ajo e integrimti europian të vendit. Vuçiç këmbënguli se Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve. Për sa i përket afatave Vucic nuk dha një përgjigje të saktë, por u tregua i prerë kur tha se do të jetë populli serb me anë të një referendum që do të vendosë se cila do të jetë zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje. Kreu i shtetit serb u shpreh se ambasadori i ri i Francës në Beograd i tha se Serbia do të duhej të bëjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, e cila parashikon zgjidhje të çështjes së kufirit. Vuçiç tha se konfliktet me shqiptarët nuk kanë shanse dhe as lumturi. Aktualisht sipas kushtetutës serbe, Kosova konsiderohet ende pjesë e Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!