Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ka shpëtuar 4 herë operacioneve të RENEA/ Ngjarja në Maliq, autori ishte parë dje në Lozhan, jetonte në stallë me nënën

schedule13:14 - 4 Qershor, 2026

schedule 13:14 - 4 Qershor, 2026

ABC News ka siguruar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjteje, 3 qershor, në fshatin Lozhan të Maliqit. Autori i cili ishte shpallur në kërkim qëlloi për vdekje efektivin e “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe plagosi rëndë efektivin tjetër Edison Adri.

Sipas informacioneve, autori Violand Braçellari është parë ditën e djeshme në Lozhan, policia ka marrë informacion dhe sot kanë organizuar kapjen e tij pasi kanë marrë informacion që nga fshati ka shkuar në stanin ku kishte bagëtitë dhe rrinte me nënën e tij.

Braçellari i ka shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA. Burime bëjnë me dije se ne operacion kanë qenë 6 efektivë të Shqiponjave.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!