U luajt një derbi, e do të kemi edhe një tjetër.
Italia është papritur një superfuqi në Grand Slemin e tenisit “Rolan Garos”, me dy përfaqësues në gjysmëfinale, dhe me një finalist të sigurt.
Derbi në Paris ishte mes Mateo Arnaldit dhe Mateo Berretinit, dhe fitues ishte I pari.
Berretini, një veteran nga Apeninet në moshën 30-vjeçare, vazhdon të ketë zhgënjime njërin pas tjetrit duke u dëmtuar përsëri e duke u detyruar të braktisë ndeshjen çerekfinale.
Arnaldi fitoi setin e parë 7-5, pra pas një beteje të ashpër, ndërsa më pas gjithçka ndryshoi.
Berretini dalë nga dalë ndjeu vështirësi dhe u dorëzua në rezultatin 5-2 të setit të dytë.
Gjysmëfinalisti tjetër I Grand Slemit francez është Flavio Koboli.
Italiani 24-vjeçar kapërceu rezistencën e kanadezit Aliasimë, tenist me origjinë franceze, ndërsa u luajt për 4 sete.
Rivali fitoi setin e parë 6-4, por pastaj Koboli ia doli tri herë me të njëjtin rezultat, sërish 6-4.
Një djalosh tepër simpatik, ai I foli në frengjisht publikut në Arenën kryesore në “Rolan Garos”, duke treguar se është tepër supersticioz, edhe pse jo I çmendur.
Në gjysmëfinale do të luhet derbi I Apenineve mes Kobolit dhe Arnaldit, pra italianët e kanë një finalist të sigurt.
Të shohim nëse do të mundet ta fitojnë titullin e parë në Paris që nga viti 1976 kur ia doli Adriano Panata.


