Tashmë u bënë shumë.
Tenistët nga Italia duket se e kanë pushtuar këtë sezon Grand Slemin e Parisit në “Rolan Garos”, duke qenë në shumicë.
Plot tre prej tyre arritën në çerekfinale në turneun e Çmimit të Madh, njërin nga katërt më të shkëlqyerit në botë, dhe numri 1 që zhvillohet në sipërfaqe me dhe të ngjeshur.
I fundit që ia doli të arrinte çerekfinalen ishte Mateo Arnaldi, që mundi pas një lufte të madhe rivalin Fransis Tiafo.
U deshën plot 5 orë e 26 minuta në terren, dhe 5 sete.
Rezultati I çdo seti ishte 7-6, 6-7, 3-6, 7-6 dhe 6-4.
Në çerekfinale edhe Mateo Berretini.
Tenisti tjetër “axurr” mundi argjentinasin Serundolo, pikërisht atë që eliminoi flamurin e këtij sporti për Italinë dhe sot për sot për gjithë botën, Janik Sinerin.
Beretini fitoi në vetëm tre sete, 6-3, 7-6 e 7-6, pra ndeshja gjithsesi ishte e fortë.
Italiani I tretë është Flavio Koboli që kaloi amerikanin Svajda.
I kaltri triumfoi me shifrat 6-2, 6-3, 6-7 dhe 7-6.
Është hera e parë që italianët kanë tre përfaqësues në 8 më të mirët në Paris, dhe të mendosh se janë pa më të mirin e tyre, Sinerin.
Gjithsesi, ata nuk janë favoritë për të fituar titullin e parë në “Rolan Garos” që nga Adriano Panata në 1976.



