Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fanella e “mbretit” në ankand/ U vesh nga Pele në finalen e “Botërorit 1958”, çmimi rekord

schedule13:07 - 3 Qershor, 2026

schedule 13:07 - 3 Qershor, 2026

Ndërsa tifozët e futbollit përgatiten për “Kupën e Botës 2026”, një fanellë e veshur nga një prej legjendave më të mëdha të historisë së futbollit në do të dalë në ankand për një shifër me të vërtetë rekord.

Bëhet fjalë për fanellën me Bluza numër 10 e veshur “Mbreti” Pele në finalen e “Botërorit 1958”.

Shtëpia e famshme e ankandeve “Sothëbis” njoftoi që kjo bluzë ikonike do të jetë në ankand nga data 29 qershori deri më 16 korrik, ndërsa ofertat do të nisin nga 6 milion dollarë.



Fanella është ajo që Pele veshi në finalen e tij të parë të Kupës së Botës. Ai ishte 17 vjeç kur shënoi dy gola në fitoren 5-2 të Brazilit kundër Suedisë vendase në stadiumin “Rasunda” në Stokholm.

Ai mbetet lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në një finale të Kupës së Botës.

Pele, i cili vdiq në moshën 82 vjeç në dhjetor 2022, ia dhuroi bluzën e punuar me dorë pas finales shokut të tij të dhomës dhe shokut të skuadrës, Dida. Ajo mbeti me familjen e Didës për dekada përpara se të vendosej në një muze brazilian dhe përfundimisht të blihej në vitin 2004 nga pronari i saj aktual, i cili mbetet anonim.

Çmimi fillestar prej 6 milionë dollarë e bën atë që tani objektin e futbollit më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë.

Goli i parë i legjendës braziliane në atë finale ishte një nga më të bukurit të historisë së Kupës së Botës.

Pra, ai që do të blejë këtë fanellë të Pele, do të blejë edhe një copë të historisë së futbollit botëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!