Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 janari”, ekspertizë në SHBA/ Avokati: Hetimet po zvarriten, Berisha ka urdhëruar vrasjet

schedule23:46 - 2 Qershor, 2026

schedule 23:46 - 2 Qershor, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka ngritur akuza të forta ndaj SPAK lidhur me ecurinë e hetimeve për ngjarjet e “21 janarit”, duke u shprehur se çështja po zvarritet pa arsye dhe se mungon vullneti për të çuar përpara përgjegjësit para drejtësisë.

Gjatë një interviste në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se procesi hetimor është futur në një zvarritje të pajustifikuar, pavarësisht ekzistencës së provave që, sipas tij, janë dorëzuar prej kohësh.

“21 Janarin e sorollatin kot dhe hetimin e kanë futur në një zvarritje të pajustifikuar. Prova ka një vit e ca që është dorëzuar dhe SPAK nxjerr justifikime të kota”, deklaroi Beqiri.



Ai akuzoi gjithashtu strukturën e posaçme se po shmang përballjen me ish-kryeministrin dhe kreun e PD, Sali Berisha dhe personat që, sipas tij mbajnë përgjegjësi për ngjarjen.

“21 janarin e sorollatin kot dhe hetimin e kanë futur në një zvarritje të pajustifikuar. SPAK ka frikë nga Berisha dhe organizata e tij kriminale sepse dashur pa dashur po ky SPAK por që nuk ka pasur emrin e tillë, kanë qenë ata që e mbuluan që prishën provat. Futi Ols Dadon njeriun e besuar të vetin, vetëm që të lante duart si pilati Berisha. E kanë zvarritur pafund, prova ka një vit e ca që është dorëzuar dhe SPAK nxjerr justifikime të kota. Në  zyrën e Ndrea Prendit u mor ajo prova…”, u shpreh avokati.

Sipas tij, një nga provat kryesore të çështjes është marrë në zyrën e ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Avokati theksoi se për 21 janarin urdhrin për të qëlluar e dha Sali Berisha dhe se sipas tij Berisha ka zhdukur të gjitha provat nga Kryeministria.

“Me çdo mjet do bëheshin vrasjet, kur protesta mbaroi dhe pa që nuk u futën njerëzit në Kryeministri ishte i detyruar të vriste njerëz në bulevard sepse plani ishte që t’i vriste. Kjo provë do përcaktojë dhe ekzekutorët. Del Ndrea Prendi dhe kujt ia dha urdhrin. Do t’i dëgjojë eksperti dhe do të identifikojë zërat të kujt janë, pra këtë vlerë ka kjo provë dhe që u vendos të bëhet në SHBA, sepse mendohet se mund të vazhdonte manipulimi këtu”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!