Ekonomia shqiptare vijon të japë sinjale pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit lehtë me 1.1 % e ndikuar nga përmirësimi i besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe rritja e besimit konsumator.
Sipas Vrojtimit Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 3.4 pikë përqindje në muajin maj.. Ecuria e u ndikua pozitivisht nga vlerësimi i bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Kjo vjen e ndikuar nga sektori i turizmit.Tshmë jeni në prag të nisjes së sezonit veror ku pritet fluks i pushuesve të huaj. Në katër muajt e parë të këtij viti, numri i të huajve që vizituan Shqipërinë arriti në 2 milionë e 600 mijë persona me një rritje me gati 5.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
në sektorin e ndërtimit vlerësimet u rritën dhe këtu ndikoi kryesisht pritshmëria për aktivitetin aktual ndërtues, ndërsa vlerësimet për kontratat porositëse dhanë një kontribut të vogël rënës. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie këtë muaj
Industria ndërkohë mbajti të njëjtin nivel me një muaj më pare.Kompanitë që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e industrisë raportuan rritje të prodhimit këtë muaj, pavarësisht se kontratat porositëse i vlerësojnë në rënie.
Ndërsa sektori I tregtisë ka qenë më pessimist për ecurinë e aktivitetit. reguesi i besimit në tregti ra me 3.3 pikë përqindje, si pasojë e vlerësimeve më pak optimiste për shitjet aktuale dhe pritjeve më të dobëta për punësimin.
Po ashtu qytetarët kanë pritshmëri më optimiste për gjendjen e tyre financiare.Treguesi i besimit konsumator u rrit me 2.5 % e ndikuar nga pritjet për gjendjen e tyre personale financiare, për situatën ekonomike në të ardhmen, si dhe vlerësimet për blerjet e mëdha aktuale dhe ato të pritshme .


