Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do jem përballë kujt s’do Shqipërinë”, Rama thirrje protestuesve: Nuk jam kundër jush, bëhuni me Shqipërinë

schedule11:07 - 1 Qershor, 2026

schedule 11:07 - 1 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, duke folur për projektin në Zvërnec, deklaroi se do të jetë përballë kujtdo që nuk e do Shqipërinë dhe zhvillimin e saj.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama u tha protestuesve se nuk është kundra tyre.

“Ose do zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës, doni t’i sillni në Europë? Sillini në Vlorë? Nuk doni? Me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. Me forcë, kundër atyre që na kanë ndenjur përballë? Po, deri në fund. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij, armikun e popullit. Doni? Këtu keni edhe atë. Kë të doni. Mua nuk ka nevojë të më mundni, miqtë e mia. Unë nuk e kam me ju betejën, betejën e kam bashkë me ju. Çfarë niveli i duam Shqipërinë, është pyetja që duhet të bëjmë. Projekti akoma nuk është dorëzuar, studimi mjedisor akoma nuk është bërë.



Do i ekspozojmë. Me çfarë më kanë parë sytë, është diçka që në Mesdhe dhe në Europë, nuk është. Turizmi i masës na është dashur në këtë fazë. Tani ne na duhet turizmi i klasit, që të na sjellë para. Jo për mua, o Fatos, jo për mua. Turizimin e masës nuk e lë dot si pjesë të misionin tim, dua të bëj gjëra, të na kenë të tjerët zili, pse t’i kemi ne ata? “, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!