Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar në aksin Korçë – Bilisht.
Mësohet se një mjet ka përplasur këmbësorin, i cili u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tren të bashkisë Devoll. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia./abcnews.al


