Lushnjë, tritol makinës së 20 vjeçarit/Nuk ka të lënduar

schedule09:38 - 23 Janar, 2018

schedule 09:38 - 23 Janar, 2018

Një automjet është hedhur në erë me tritol në lagjen 18- tetori në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës dhe përveç dëmit të mjetit nuk ka lëndime në njerëz. Automjeti është në pronësi të 20 vjeçarit Arbër Shurdhi, banor i lagjes. Sipas informacioneve pronari i makinës, së cilës iu vu tritoli nuk ka precedentë penalë, apo probleme me njerëz të tjerë. Tritoli ka qenë i vendosur në pjesën e përparme të mjetit sipër xhamit, ndërsa makina  ka qenë e parkuar përpara banesës së 20- vjeçarit. Mësohet  se automjeti ishte blerë dy muaj më parë në Vlorë nga 20- vjeçari. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve të tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!