“Meant to Be” nga Bebe Rexha është kënga më e suksesshme e muzikës ‘Country’ në këtë dekadë.
Top lista më e njohur amerikane e muzikës, Billboard, ka treguar se cilat janë këngët më të suksesshme të dekadës që po lëmë pas.
Sipas llogaritjeve, kënga ‘Meant to be’ e shkruar nga Bebe Rexha dhe e kënduar nga ajo dhe grupi Florida Gerogia Line, është kënga e zhanrit country më e suksesshmja e kësaj dekade.
The top country songs of the decade ?
See the full chart here: https://t.co/ElMN3iSnib pic.twitter.com/2wsUBmZDBM
— billboard (@billboard) December 30, 2019
Më këtë renditje këngëtarja me origjinë nga Kosova ka lënë pas hite të njohura të këtij zhanri.