Shpenzimet e nje familjeje shqiptare per darken e nderrimit të viteve variojnë nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë. Pensionistët, te cilet e kanë më të vështirë të përballojnë keto shpenzime, shprehen se mundohen të blejnë gjërat më të lira.
Ndërkohë në restorante çmimet e prenotimeve per naten e vitit te ri variojne nga 50 deri ne 100 euro per person.
Qytetarët ne kryeqytet kanë preferuar që të festojnë në familje darkën festive të Vitit të Ri pasi në këtë mënyrë shpenzimet janë më të pakta
Ata sqarojnë se përgatitja e tryezës festive varion sipas të ardhurave nga 10 mijë deri në 30 mijë.Ndërkohë që mundohen të blejnë produktet kryesore të shportës të cilat nuk mund të mungojnë në këtë darkë.
Pensionistët ndërkohë ankohen se këtë muaj të gjithë pension e kanë shpenzuar për të bërë blerjet për vitin e Ri.
Ndërkohë çmimet në restorante variojnë nga 50 euro për person në restorantet në periferi deri në 100 euro në restorantet e njohura në qendër të kryeqytetit./abcnews.al