Luis Suarez është një nga sulmuesit më të fortë në botë. Uruguaiani ndihet për mrekulli te Barcelona, aty ku po zbavitet dhe po shënon gola prej verës së vitit 2014, moment kur la Liverpool për t’u transferuar në “Camp Nou”.
Në verë i erdhi një ofertë shumë joshëse në aspektin ekonomik nga Kina. Mundo Deportivo nuk e përcakton emrin e klubit dhe shumën e ofruar për sulmuesin, por e cilëson si një ofertë shumë milionëshe.
Kontrata me klubin katalanas i përfundon në vitin 2021 dhe 32-vjeçari, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola mes kampionatit dhe Champions League, shpreson që Barcelona t’i ofrojë rinovimin. /abcnews.al

