Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DETAJE/ Lënda narkotike sigurohej në Durrës dhe shpërndahej në Tiranë, si ra në prangat e policisë 37-vjeçari

schedule11:39 - 30 Maj, 2026

schedule 11:39 - 30 Maj, 2026

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni “Zonat” ku u arrestua 37-vjeçari i identifikuar si Ksainel Caka.

Sipas burimeve hetimore, 37-vjeçari ka qenë nën vëzhgim për rreth një muaj, gjatë të cilit janë mbledhur prova që e lidhin me aktivitet të dyshuar si shpërndarës kryesor i kokainës në zonat e Don Bosko, Lapraka dhe 21 Dhjetori.

Hetimet paraprake sugjerojnë se lënda narkotike dyshohet se sigurohej nga zona e Shkozet, në qytetin e Durrës, dhe më pas shpërndahej në kryeqytet në sasi të ndryshme.



Gjatë arrestimit, policia i ka sekuestruar rreth 200 gramë kokainë, ndërsa dyshohet se 37-vjeçari e tregtonte lëndën narkotike në sasi që varionin nga 500 gramë deri në 5 kilogramë, në varësi të klientelës dhe porosive.

Po ashtu, i është sekuestruar edhe telefoni celular, i cili pritet të analizohet nga hetuesit, pasi dyshohet se mund të përmbajë komunikime me persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!