Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore”/ Trump: Do të marr një vendim përfundimtar

schedule17:05 - 29 Maj, 2026

schedule 17:05 - 29 Maj, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paraqitur kërkesat e tij për Iranin, ndërsa merr vendimin përfundimtar për një marrëveshje në “Dhomën e Situatave”. 

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump përsëriti thirrjen e tij që Irani të bjerë dakord se nuk do të ketë kurrë një armë apo bombë bërthamore, shkruan Sky News.

Ai shtoi se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet menjëherë me transport të pakufizuar detar, pa taksa dhe që Irani të pastrojë të gjitha minat. 



Trump tha se Irani duhet të shkatërrojë të gjithë “pluhurin bërthamor” të mbetur, i cili është “varrosur thellë nën tokë” pas sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore të Teheranit qershorin e kaluar.

“Nuk do të shkëmbehen para, deri në njoftim të mëtejshëm. Janë rënë dakord për çështje të tjera, me shumë më pak rëndësi. Do të takohem tani, në Dhomën e Situatave, për të marrë një vendim përfundimtar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!