Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka marrë pjesë në një stërvitje fizike me personelin ushtarak amerikan në bordin e anijes luftarake USS Boxer, përpara samitit të sigurisë në Singapor.
Hegseth u shfaq ndërsa kryente ushtrime së bashku me ushtarët amerikanë. Ai u pa duke vrapuar, bërë pompa dhe ushtrime të tjera fizike, ndërsa kamerat regjistronin çdo moment të aktivitetit.
Në një moment gjatë stërvitjes, Hegseth iu afrua gazetarëve me humor dhe tha:
“Kjo është e vështirë. Këta djem janë burra dhe ja ku jam unë, sikur duket sikur dua të flas me ju, por në realitet kam nevojë për një pushim.”
Kjo nuk është hera e parë që Hegseth është stërvitur me anëtarë të ushtrisë amerikane.
Në shkurt të vitit 2025, ai mori pjesë në një stërvitje dhe ngriti pesha me ushtarë nga Grupi i Forcave Speciale të Ushtrisë në Shtutgart të Gjermanisë.
Nuk ka munguar edhe një koment për situatën me Iranin.
Sekretari i Luftës i SHBA-së drejtuar ushtarëve, u shpreh: “Unë nuk do të luftoj kundër Iranit, ju do ta bëni.”


