Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brruti në “elitën” e Kroacisë/ Klubi i famshëm Hajduk merr mesfushorin e ri nga Kosova

schedule12:58 - 29 Maj, 2026

schedule 12:58 - 29 Maj, 2026

Hajduku i Splitit ka marrë që sezonin e kaluar mesfushorin e Shqipërisë, Adrion Pajaziti, ndërsa tashmë “kolonia shqiptare” në klubin kroat do të shtohet.

Mediat nga vendi ballkanas shkruajnë se është I përfunduar transferimi i Etnik Brrutit pikërisht në stadiumin “Poljud”, pasi shkëlqeu këtë sezon tek Malisheva në Superligën e Kosovës.

Brruti shënoi 9 gola si dhe pati 4 asiste në elitën kosovare, duke qenë një nga më të mirët, dhe Hajduku po e monitoronte prej kohësh.



Që në prill nisën të dilnin lajmet për interesimin nga Spliti, ndërsa tani duket se gjithçka ka përfunduar. Në Kosovë, mesfushori ishte me të rinjtë e Prishtinës fillimisht, pastaj kaloi tek Besa e Pejës, dhe së fundmi veshi fanellën e Malishevës.

Ai ka luajtur për Shqipërinë U21 dhe pritet të merret në kombëtare nga trajneri Maran. Hajduku synon të konkurrojë më fort për titullin kampion në Ligën e Parë të Kroacisë, pasi këtë edicion u la prapa me diferencë nga Dinamo e Zagrebit, pavarësisht një fillimi të mirë.

Pra, Brruti e sërish Pajaziti do të kenë derbi shqiptar me lojtarin kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha. Në klubin dalmat është gjithashtu edhe 23-vjeçari tjetër nga Kosova, Ron Raçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!