Jerasimo Korkuti 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Andi Beqiri 27-vjeç nga Konispoli, janë dy të rinjtë e arrestuar dy ditë më parë nga policia greke pas plagosjen së një pakistanezi dhe pas ndjekjes episodike në Athinë ku mjeti i tyre “BMW” u përplas me disa mjete të tjera.
Bashkë me ta u arrestua edhe një grek 30-vjeçar, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi, i cili dyshohet si autori kryesor i plagosjes së pakistanezit në dyqanin e tij, teksa u fut brenda i maskuar me një nga shqiptarët.
Një person i katërt, i dyshuar si shqiptar, mësohet se ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.
27-vjeçari nga Konispoli, Andi Beqiri, nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Në shtator 2022 ai është kapur në Athinë në një automjet ku u gjeten 2 Kallashnikovë me dy krehra me 90 fishekë.
Në makinë u gjetën edhe dy bileta që i përkisnin qytetit kufitar me Shqipërinë, Igumenicës.
Bashkë më të u arrestua edhe 41-vjecari Viktor Cala. Ky i fundi rezultoi person në kërkim në Greqi, i dyshuar si autor i vrasjes së një romi dhe tentativës së vrasjes ndaj një shqiptari.
Policia zbuloi se ajo ishte urdhëruar nga 49-vjeçari nga Berati, Klod Cara alias Klodian Lekocaj, person i burgosur prej vitesh në Greqi dhe i akuzuar si urdhërues i dhjetëra krimeve të rënda, përfshirë disa vrasje.
Lidhur me plagosjen e pakistanezit dy ditë më parë në Patisia, policia dyshon se është kryer për larje hesapesh.
Autor i saj është 30-vjecari grek, i cili ka qenë më parë i përfshirë në një plagosje me thikë të një biznesmeni dhe në një vrasje në kuadër të përplasjes së huliganëvë tifozë grekë.
Në dyqanin e pakistanezit ai hyri se bashku me një nga shqiptarët, duke pasur fytyrat të mbuluara me maska kirurgjikale. Pas ngjarjes ata i priste një BMW, me të cilën u larguan por u përplasën me disa mjete të tjera deri sa u ndaluan nga policia.


