Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real, Mourinho në “rrezik”/ Klubi madrilen “ngrin” zyrtarizimin e trajnerit portugez

schedule15:06 - 27 Maj, 2026

schedule 15:06 - 27 Maj, 2026

Kthimi i José Mourinhos te Real Madridi mbetet pezull, megjithëse trajneri ka nisur të lëvizë, duke ndjekur lojtarë që do të donte me vete në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata dyvjeçare e “Special One”, me një opsion për një sezon të tretë nëse ata fiton titullin në La Liga, është finalizuar, por mbetet e bllokuar në pritje të rizgjedhjes së Florentino Perez si president i klubit.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi ka marrë një raport nga trajneri portugez që thekson nevojën për të forcuar mbrojtësit e krahut, për të blerë dy mbrojtës qendrorë dhe për të nënshkruar dy mesfushorë.



Megjithatë, për çdo lojtar që do të vijë, do të ketë një lojtar që do të largohet.

Por zgjedhjet në klub kanë pezulluar gjithçka. Nëse transferimi realizohet, “Blancos” do të duhet të paguajnë më shumë se 7 milionë euro të parashikuara fillimisht në klauzolën e lirimit nga Benfica.

Për të mësuar fatin e tij, Mourinho do të duhet të presë të paktën deri më 7 qershor.

Zgjedhjet, ku Florentino Perez do të sfidojë Enrique Riquelme do të jenë vendimtare. Ky i fundit ka ide të ndryshme nga numri një aktual: me të, rikthimi i “Special One” rrezikon të anulohet përfundimisht.

Rivali i Florentino Perez për president I klubit “merengues” e shprehu qartë mendimin e tij, kur në ditën e prezantimit të projektit të tij tha se mendon një tjetër stil menaxhimi për skuadrën nga ajo e Mourinho.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!