Një ditë pas hapjes së skemës së financimit në bujqësi fermerët dhe blegtorët në Korçë kanë treguar interes për të aplikuar. Specialistët e bujqësisë parashikojnë që ulja e kufirit të krerëve për bagëtitë dhe koshereve do të sjellë rritje të numrit të aplikuesve në blegtori dhe bletari.
Ndërsa për skemën e tokës bujqësore, pritet të ketë më pak aplikime individuale, pasi fermerët me sipërfaqe të vogla do të duhet të bashkohen për të përfituar nga subvencionet.
Fermerët me sipërfaqe të vogla toke shprehen se do të jenë të detyruar të bashkëpunojnë me fermerë të tjerë për të plotësuar kriterin minimal dhe për të përfituar nga skema e mbështetjes për tokën bujqësore.
Skema kombëtare të mbështetjes në bujqësi për këtë vit kanë sjellë disa risi, të cilat pritet të ndikojnë drejtpërdrejt tek fermerët dhe blegtorët. Ndryshimet më të rëndësishme lidhen me uljen e kufirit të numrit të krerëve dhe rritjen e masës së subvencioneve.
/abcnews.al/


