Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Ekspertja: Po ecim me hapa të shpejtë, duhet shfrytëzuar momenti

schedule13:55 - 26 Maj, 2026

schedule 13:55 - 26 Maj, 2026

TIRANË– Pas miratimit të raportit të ndërmjetëm IBAR për integrimin, sot në Bruksel zhvillohet mbledhja e radhës mes qeverisë shqiptare dhe Komisionit Europian. Ajo hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Kryeministri Edi Rama thotë se, përtej thashethemeve që shoqëruan këtë proces, Shqipëria tashmë është një hap më afër integrimit të saj në Bashkimin Europian.

Ekspertja e integrimi Nirvana Deliu, u shpreh se Shqipëria sot do të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve, proces ku, i cili afron vendin më afër Bashkimit Europian.



E ftuar në “News Line“, ekspertja tha se pas dritës jeshile të piketave të ndërmjetme të dhëna nga  “IBAR”, Shqipëria do të njihet me draftin që na lë detyra të tjera për përmbylljen e kapitujve negociues.

“Shqipëria drejt mbylljes së negociatave. Sot mbahet edhe konferenca ndërqeveritare. Ne do të njihemi me draftin zyrtar dhe do të shohim detyrat. Na prezantohen kriteret përmbyllëse, por hapet rruga për të mbyllur ata kapituj që mund të mbyllen. BE ka nxituar anëtarësimin e Shqipërisë. Sot presim të kemi takimin e delegacionit shqiptar, kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve nga ana e Komisionit.

Shqipëria mund të kërkojë mbajtjen e konferencave ndërqeveritare për mbylljen e kapitujve negociues. Kapitujt e parë që mund të mbyllen janë kapitujt 25 dhe 26. Jemi në procesin ku fillon numërimi mbrapsht. Presim një proces pozitiv.

Do të ketë këshilla, rekomandime dhe elementë që kanë interes. Shqipëria po ecën me hapa të shpejtë drejt BE-së. Është një moment që duhet shfrytëzuar. Ky është një proces që nuk ka për t’u ndalur dhe do të na rrisë të gjitha standardet”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!