Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Barcelona fiton edhe me kosha/ Katalanasit mundin në finale 85-77 rivalin kryesor, Real Madrid

schedule13:22 - 26 Maj, 2026

schedule 13:22 - 26 Maj, 2026

E ku ka më bukur sesa të fitosh në derbi. Ishte Barcelona që nisi shkatërrimin e festës së Realit në mbrëmjen e dy finaleve të Championsit në basketboll për meshkuj.

Katalanasit e rinj fituan finalen e Euroligës që cilësohet “Next Gen”, pra e brezit të ardhshëm, do të thotë në kategorinë për të rinj.

Skuadra “blaugrana” ia doli në El Klasikon ndaj madrilenëve pas një dueli tepër të fortë në Arenën “OAKA” të Athinës, po aty ku u luajt Euroliga për të rritur, që Olimpiakosi vendas e fitoi përballë Realit.



Ishte një sfidë vërtet shumë e fortë, dhe mjafton të shohësh përfundimin e çdo pjese. Barça udhëhoqi me dy pikë pas 10 minutave të para, në pushim “blaugranët” ishin në avantazh të vetëm një pike, 39-38, pastaj në përfundim të periodës së tretë Madridi kërceu sipër me dy pikë më shumë, veçse fundi ishte I gjithi për të besuarit e trajnerit Alvaro Salinas.

Rezultati final ishte 85-77.

Më i miri në parket ishte ylli i ri serb, 17-vjeçari Nikola Kusturica me 20 pikë e 10 topa në tabela, duke marrë vlerësimin 22.

Si më i miri iturneut u shpall adoleshenti tjetër I Barcelonës, amerikani Hoakim Bumtje-Bumtje, vetëm 16 vjeç e shtatlartë 2 metra e 11 centimetra, që në finale pati 17 pikë e 6 topa në tabela.

Tek Reali, më të mirët ishin Amosov me 16 pikë, Kajser me 14 Grinvals me 12 dhe Frolov me 11 pikë.

Kjo ishte Euroliga e dytë në 10 vjet për Barcelonën B, që pritet të furnizojë ekipin e parë me talente të shkëlqyer, e ta nxjerrë nga kriza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!