Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prokurori i antimafias italiane: Organizatat shqiptare të përhapura në BE, kanë fituar terren duke eliminuar rivalët!

schedule11:39 - 26 Maj, 2026

schedule 11:39 - 26 Maj, 2026

Prokurori i Antimafias italiane, Giuseppe Gatti, deklaroi se organizatat kriminale shqiptare janë të përhapura në të gjithë Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët me SPAK, pas operacionit kundër një grupi që dyshohet për pastrim parash mes Shqipërisë dhe Italisë, Gatti tha se grupet shqiptare kanë kaluar nga aktivitete kriminale të nivelit të ulët në role kyçe në trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Duhet ta themi! Organizatat kriminale shqiptare janë më të konsoliduarat dhe më të përhapurat në të gjithë Bashkimin Europian. Bëhet fjalë për një fenomen alarmant dhe pjesërisht ende i nënvlerësuar”, u shpreh Gatti.



Sipas tij, për vite me radhë këto organizata janë konsideruar si grupe të dorës së dytë, të përfshira kryesisht në prostitucion dhe emigracion të paligjshëm, por sot ato kanë arritur të marrin një rol dominues në narkotrafikun ndërkombëtar dhe bashkëpunojnë me organizatat më të rëndësishme mafioze italiane dhe ndërkombëtare.

Prokurori italian theksoi se grupet shqiptare kanë fituar terren duke eliminuar rivalët në territoret ku veprojnë dhe më pas janë shtrirë jashtë Shqipërisë. Ai foli edhe për lidhjet mes grupeve kriminale shqiptare në Itali dhe bazave të tyre në Shqipëri.

“Në Shqipëri kemi një grup të strukturuar kriminal brenda të cilit kemi edhe një person që akuzohet në Itali për vrasjen në Bari”, deklaroi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!