Mino Raiola, menaxheri i famshëm, e ka të pamundur të jetë larg mediave. Stili i tij ky është dhe së fundmi ka folur për dy prej klientëve të tij, sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe mbrojtësin Matthijs De Ligt.
I pari u rikthye te Milani dhe në prononcimin e dhënë për “La Repubblica”, Raiola ka gati batutat e tij. “Zlatan është rikthyer në Milano për të argëtuar botën. Është si turneu i fundit i Queen”, shprehet menaxheri i sulmuesit.
Më pas radha për të folur për mbrojtësin holandez, i cili mes shumë ofertave zgjodhi të luajë në Itali me Juventusin. Arsyeja është e thjeshtë dhe e shpjegon Raiola.”De Ligt erdhi këtu, pasi dëshiron të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë. Juventusi është ‘Harvard’-i i repartit të mbrojtjes”, deklaron Raiola. /abcnews.al

