Eksperti Ledion Krisafi tha se negociatat mes palëve për çështjen bërthamore po zhvillohen me synimin për të arritur përfitimin maksimal nga secila anë, por mbeten të vështira për t’u finalizuar. Sipas tij, SHBA kërkon dorëzimin e uraniumit dhe çmontimin e programit bërthamor, çka e bën marrëveshjen të ndjeshme dhe të vështirë për t’u pranuar nga pala tjetër.
“Të dyja palët po mundohen të arrijnë maksimumin nga marrëveshjet. E shoh të vështirë arritjen e një marrëveshjeje pasi SHBA kërkon dorëzimin e uraniumit dhe armëve bërthamore. Nëse arrihet të dorëzohet uraniumi ose programi bërthamor, do të quhet si humbje. Të dyja palët duan të shmangin humbjen dhe është e vështirë të arrihet paqe me të dyja.”
Koloneli Xhavit Shala ka deklaruar se negociatat për çështjen e rezervave të uraniumit janë në një fazë të avancuar, ku sipas tij rreth 95% e marrëveshjes është dakordësuar mes palëve. Ai theksoi se një nga pikat më të ndjeshme mbetet pjesa e mbetur prej 5%, e cila mund të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të bisedimeve.
Shala u shpreh se Irani dhe lidershipi i tij kanë treguar një qasje më të zbutur në negociata.
“Çështja e rezervave të uraniumit tashmë po diskutohet dhe bëhet fjalë që 95 për qind është dakordësuar. Irani është dakordësuar dhe lideri suprem i tyre, dhe mundet që 5 për qind të jetë pjesa më e vështirë dhe t’i çojë bisedimet në nivel zero.
Për uraniumin e pasuruar është hedhur ideja që edhe Kina të mos e marrë fare. Palët po flasin për procese monitorimi dhe kontrolli; është rënë dakord që do të diskutohet kjo. Edhe iranianët kanë lëshuar dhe lidershipi iranian mban një qëndrim më të zbutur.”


