Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria lëshon urdhër-arreste për efektivë, zyrtarë të IMT dhe biznesmenë

schedule21:23 - 25 Maj, 2026

schedule 21:23 - 25 Maj, 2026

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar mbi dhjetëra urdhëra arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë si dhe biznesmenë apo ndërtues.

Mësohet se janë 4 urdher arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, 4 për zyrtarë të IMT Sarandë dhe 4 për ndërtues.

Nga efektivët e Komisariatit janë arrestuar Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka specialistë zonash, “Arrest në shtepi” për ish-shefin e Krimeve, Blerim Tafçiu dhe në kërkim është oficeri i krimeve Irakli Koçiaj. Nga zyrtarët e IMT të Bashkisë Sarandë nuk është arritur të kapet asnjë.



Ndërsa nga ndërtuesit është kapur vetëm pronari i Hotel “Oasis”, Alqi Papa, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil. Një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!