Mengjesin e sotëm u plagos nga një shperthim Kryetari i Bashkise Lushnje dhe sekretarja e tij.
Nga të dhënat më të fundit mësohet se Fatos Tushe ka marrë dëmtime serioze në shpatull dhe në këmbë. Panore Veliu Drejtoresha e Spitalit të Lushnjes, nuk ka pranuar fillimisht dhe ka qenë e rezervuar për sa i përket informacionit lidhur me shëndetin e kryebashkiakut të Lushnjes dhe Sekretares së tij.
Ajo që deklaroi Drejtoresha e Spitalit është se drejt Tiranës, janë nisur të dy të plagosurit, kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja Erisa Salliu.
Në Lushnje tashmë ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj.
Nga të dhënat paraprake dyshohet për shpërthim brenda zyrës në bashkinë e Lushnjes, raporton abcnews.al. Pas shpërthimit në bashki janë dëgjuar edhe krisma armësh.
Abcnews.al mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.
Të dy të plagosurit janë dërguar urgjent në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë.
Lexoni edhe: Granatë dhe të shtëna në zyrë, kush e donte të vdekur Fatos Tushen
Policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, i cili ka patur detyrën e shoferit të kryetarit.
Gazetari Andi Qosja raporton për abcnews.al se drejt qytetit të Lushnjes ka mbërritur kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe si edhe Tonin Vocaj. Pritet të përcaktohet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit.
Qendroni me ne, abcnews.al do të ndjekë nga afër me gazetarë nga terreni këtë ngjarja të rëndë. /abcnews.al