Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti iranian: Teherani nuk dëshiron paqëndrueshmëri rajonale, nuk kërkojmë armë bërthamore

schedule15:56 - 24 Maj, 2026

schedule 15:56 - 24 Maj, 2026

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian deklaroi se Teherani është i gatshëm t’i garantojë botës se nuk synon të ndërtojë armë bërthamore, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Sipas agjencisë iraniane IRNA, deklaratat e presidentit u publikuan përmes një postimi në Telegram dhe më pas u raportuan edhe nga BBC.

“Para martirizimit të Ajatollah Khameneit, ne kishim deklaruar dhe e përsërisim edhe tani se jemi gati ta sigurojmë botën se nuk kërkojmë armë bërthamore”, u shpreh Pezeshkian.



Presidenti iranian shtoi se Irani “nuk dëshiron paqëndrueshmëri rajonale”, duke akuzuar Izraelin si palën që “kërkon të destabilizojë rajonin”.

Megjithatë, ai theksoi se ekipi negociator iranian “nuk do të bëjë kompromis me nderin dhe dinjitetin e vendit”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!