Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi me armë shokun e tij/ Zbardhet ngjarja në Tiranë, tre të arrestuar

schedule09:57 - 24 Maj, 2026

schedule 09:57 - 24 Maj, 2026

TIRANË– Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeçar. Në pranga kanë rënë edhe dy të tjerë, të cilët dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e 19 vjeçarit. Ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se arma nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht, duke plagosur 17-vjeçarin.

Gjithashtu, policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë që 19-vjeçari posedonte pa leje. 17-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!