Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ 22-vjeçari mohon akuzat, çfarë dëshmoi në gjykatë

schedule14:39 - 22 Maj, 2026

schedule 14:39 - 22 Maj, 2026

Këtë të premte, 22 maj, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka lënë në burg me një afat 60-ditor, një nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, e cila ndodhi disa ditë më parë.

22-vjeçari Elez Hysa, i cili u arrestua ditën e djeshme nga polici, para trupës gjykuese ka mohuar përfshirjen e tij në këtë grabitje.

“Banesa ime me vendin ku ka ndodhur ngjarja është 47 km larg pasi jetoj në Malësinë e Krujës. Motori im nuk ka përmasat e mjetit të përdorur nga autorët”, tha 22 vjeçari.



Policia arrestoi Elezin si një nga autorët e grabitjes, teksa gjatë hetimeve ka gjetur pranë banesës së tij veshje të ngjashme me ato të përdorura në krim pjesërisht të djegura dhe kuti boje që përkojnë me ngjyrën e motorrit me të cilën dyshohet të jetë modifikuar.

Kamerat e sigurisë e çuan policinë drejt zonës ku banonte Elezi gjatë ndjekjes së itinerarit që kanë përdorur për tu larguar.

22-vjeçari rezulton me precedent penal për kultivim të lëndëve narkotike. Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër të dyshuar dhe po punon për lokalizimin e arrestimin e tij.

Deri më tani nuk janë gjetur motori i përdorur në grabitje apo arma e zjarrit me të cilën ka kërcënuar punonjësen e argjendarisë ku morën sende me vlerë rreth 70 mijë euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!