Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitja në e argjendarisë në Kamëz/ Gjykata lë në burg me afat 60 ditor, 22-vjeçarin

schedule14:34 - 22 Maj, 2026

schedule 14:34 - 22 Maj, 2026

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg me afat 60 ditor 22 vjeçarin Elez Hysa, një nga grabitësit e dyshuar të argjendarisë në Kamëz të ndodhur disa ditë më parë.

I riu, i cili u arrestua ditën e djeshme, 21 maj, ka pretenduar në Gjykatë se nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe se ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur grabitja.

Policia arrestoi Elezin si një nga autorët e grabitjes, teksa gjatë hetimeve ka gjetur pranë banesës së tij veshje të ngjashme me ato të përdorura në krim pjesërisht të djegura dhe kuti boje që përkojnë me ngjyrën e motorit me të cilën dyshohet të jetë modifikuar.



Kamerat e sigurisë e çuan policinë drejt zonës ku banonte Elezi gjatë ndjekjes së itinerarit që kanë përdorur për tu larguar.

22-vjeçari rezulton me precedent penal për kultivim të lëndëve narkotike. Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër të dyshuar dhe po punon për lokalizimin e arrestimin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!