Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Luanët” e Botërorit / Anglia me surpriza, jashtë Palmer, Foden dhe Maguire

schedule23:28 - 21 Maj, 2026

schedule 23:28 - 21 Maj, 2026

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka gati listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në finalet e Botërorit 2026.

Në pritje të publikimit të saj, mediat angleze kanë zbuluar surpriza të mëdha në zgjedhjet e teknikut gjerman.

Sipas tyre, jashtë ekipit që do të luajë në finalet e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada kanë mbetur dy talentet anglezë, Kol Palmer i Chelsea dhe Fil Foden i Manchester City.



Po ashtu, nuk do të ketë ftesë për dy veteranët e “Tre Luanëve”, mbrojtësit e Manchester United, Harri Megajër dhe Luk Shou.

Jo vetëm lojtarët e harruar, pasi Tukel ka surprizuar edhe me emrat e ftuar prej tij. Njëri prej tyre është Ivan Tonej, sulmuesi 30-vjeçar që luan në Arabinë Saudite me Al Ahli.

Po ashtu, një ftesë ka marrë edhe Markus Rashford, i rilindur në sezonin e fundit te Barcelona.

Sa i përket emrave të tjerë, ata janë të zakonshmit si Harri Kejn, Xhud Bellingham, Deklan Rajs apo Bukajo Saka.

Anglia do të luajë në Grupin L të Botërorit 2026 bashkë me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.

Skuadra angleze shihet si një nga favoritët e mëdhenj edhe për fitimin e Kupës së Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!