Burime pranë grupit të hetimit sqaruan për ABC News se Elez Hysa 22 vjeç banues në Krujë, i cili ua arrestua këtë të enjte, 21 maj, si autor i dyshuar për grabitjen që ndodhi në Kamëz dy ditë më parë, u kap në një zonë në Malësinë e Madhe.
Sipas policisë në banesë iu gjetën disa rroba jo plotësisht të djegura që dyshohet se janë përdorur për grabitjen.
Një ndër provat që ndihmoi grupin e hetimit janë edhe disa kuti me bojëra të cilat dyshohet se janë përdorur për lyerjen e motorit që u përdor për grabitjen. Më tej policia njofton se motori dyshohet se është i vjedhur.
Ndërkohë 22-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Përpara oficerëve të policisë gjyqësore fillimisht 22-vjeçari ka refuzuar të flasë, por më pas është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe as dijeni.
Policia ka dyshime edhe për autorin tjetër të dyshuar të grabitjes por ende vijon hetimi dhe kërkimet për kapjen e tij.
Dyshohet se ka dhe të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, policia ka dyshime edhe për një person të 3 të përfshirë i cili dyshohet se ka monituruar zonën pak ditë para grabitjes.


