Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Wendt, gjeneral që e njeh ushtrinë shqiptare”, Çupi: Ballkani ‘rajon tektonik’, Wendt garanci për sigurinë

schedule21:22 - 20 Maj, 2026

schedule 21:22 - 20 Maj, 2026

Eric Wendt, gjenerali me tri yje i ushtrisë amerikane i nominuar nga Trump për rolin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, u përball këtë të mërkurë me pyetjet e Komitetit të Jashtëm të Senatit Amerikan mbi prioritetet e tij lidhur me këtë detyrë.

Analisti Frrok Çupi deklaroi se Wendt vjen në Shqipëri me një profil të fortë ushtarak dhe me eksperiencë të gjatë në strukturat speciale të ushtrisë amerikane. Sipas tij, angazhimi i Wendt për bashkëpunimin me ushtrinë shqiptare është një garanci për stabilitetin rajonal dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në NATO. Çupi theksoi se SHBA-ja po i kushton vëmendje të madhe Ballkanit, duke e konsideruar Shqipërinë një pikë të rëndësishme të sigurisë në rajon.

“Wendt ishte një ushtarak i lartë, një njeri që ka shërbyer për ushtrinë, kandidat për ambasador në Katar në vitin 2020. Ka shërbyer në sektorët specialë, ka udhëhequr beretat e blerta të SHBA-së për 30 vjet. Është një mik i Trump dhe askush nuk e sheh, Amerika dhe Shqipëria kanë një sjellje ndaj ambasadorëve dhe i zgjedhin edhe për arsye politike. Është një ambasador që angazhohet në Senat se do të ketë lidhje me ushtrinë shqiptare, është garanci e stabilitetit në rajon, ushtria jonë është në përbërje të NATO-s dhe ka qenë e shkëlqyer, e gatshme për sakrificë në emër të paqes.



Një gjeneral i tillë vjen në familjen e tij, në Senat ai e shprehu këtë kënaqësi. Ballkani është një rajon tektonik dhe një aleat e superfuqi si SHBA-ja, që garancitë e sigurisë i ka vendosur në Tiranë, do t’i kushtonte një vëmendje të madhe.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!