Përfshirja e personave nga rradhët e policisë në mbështjetje të eksponentëve kriminal del sërish në pah në dosjen e ‘Bajrave’. Pas sekuestrimit të aparatit celular të Izmir Sakicës, janë gjetur foto dhe video me armë të kalibrave të ndryshëm. Në telefon janë gjetur filmime të Sakicës e të tjerë personave duke bërë qitje me armë zjarri.
Ajo çka bie në sy është pikërisht një person për të cilin në dosjen hetimore shkruhet person i paidentifikuar. Burime për ABC News thonë se ky shtetas është Mikel Kodra, oficer i patrullës së përgjithshmë në Malësinë e Madhe.

Sipas informacioneve Mikel Kodra është nipi i Prek Kodrës gjithashtu mësohet se pas identifikimit të këtij të fundit ai është thirrur nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore por nuk është paraqitur.
Nga ana tjetër janë bërë dhe kontrolle në banesën e tij por Mikel Kodra nuk është gjetur.
Pas publikimit të dosjes ku në foto me Izmir Sakicën rezulton Kodra, ai nuk është paraqitur më në punë pikërisht si oficer i patrullës së përgjithshmë në malësinë e madhe dhe gjithashtu ka fikur dhe aparatin e tij celular.
Sipas burimeve për të ka nisur një hetim më të cilin po merrët Prokuroria e Posaçme.
Ashtu si Mikel Kodra edhe Prek Kodra është në kërkim i njohur si “snajperisti” i grupit të Suel Çelës që kërkonin të eleminonin Ardjan Çapjan./abcnews.al


