Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hita në Fier dhe Gjirokastër/ Kërkon angazhim nga efektivët për goditjen e grupeve kriminale dhe rendin publik

schedule14:00 - 19 Maj, 2026

schedule 14:00 - 19 Maj, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar takime në drejtoritë vendore të Policisë Fier dhe Gjirokastër dhe në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.

Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga efektivët, angazhim maksimal për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e paligjshmërive dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve.

Ai kërkoi punë intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe të krimeve të tjera mjedisore, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.



Drejtori u ndal edhe në çështjen e sigurisë në shkolla dhe kërkoi angazhim maksimal të strukturave policore, deri në përfundimin e vitit shkollor, për monitorimin e perimetrit të sigurisë dhe të territorit në afërsi të shkollave, nga agjentët e Policisë Kriminale dhe Patrullat e Përgjithshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike dhe parandalimin e përdorimit të automjeteve nga të rinjtë e papajisur me leje drejtimi.

Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm u ndal dhe te sezoni turistik dhe ka kërkuar nga shërbimet e Policisë, performancë, sjellje, etikë, komunikim, angazhim maksimal dhe reagim në kohë për çdo rast.

Një detyrë tjetër që la Drejtori i Përgjithshëm ishte ndjekja në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve, sado i vogël që të jetë. Ai kërkoi nga shërbimet e Policisë, që t’i ndjekin me përparësi shqetësimet, t’i kushtojnë rëndësi sinjalizimeve për dhunë në familje, konflikteve dhe t’i trajtojnë rastet me profesionalizëm.

Drejtori vuri theksin edhe te siguria rrugore dhe kërkoi performancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, monitorim me mjete logjistike bashkëkohore dhe asnjë ndalimin të automjeteve, pa shkak, në akset kryesore nacionale. Më tej, Drejtor Hita theksoi se në qendrat urbane, Policia Rrugore duhet të angazhohet maksimalisht për ndëshkimin e parkimeve të gabuara që bëhen burim aksidenti ose pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësorëve, për xhirimet e gomave apo zhurmën që gjenerojnë marmidat e modifikuara, për drejtimin e automjeteve, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësinë tej normave të lejuara dhe për çdo shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë takimit në Gjirokastër, Drejtori i Përgjithshëm la porosi për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, rritjen e bashkëpunimit me homologët grekë, për menaxhimin e rasteve të fluksit të lëvizjeve, duke shtuar sportelet për qytetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!