Një mision e ka konsideruar trajneri i ri, Rolando Maran, marrjen e drejtimit të kombëtares shqiptare.
Në një konferencë për media me presidentin e FSHF, Armand Duka, Maran deklaroi se dashurinë që kanë për vendin, lojtarët duhet ta transferojnë në fushë.
Maran shtoi se të jesh trajner i Shqipërisë është emocionuese.
“Mendoj se është motiv krenarie për mua, do e transferoj atë që këtë dashuri për këtë këtë vend, ta transferoj në fushë. Për mua, është impenjim moral që marr, sepse është një gjë që më emocionon pak, e ndjej fort, këtë mision”, theksoi ai./abcnews.al


