Presidenti i FSHF, Armand Duka deklaroi se pasi nuk u arritën negociata me Syvinhon, u vendos që të mbyllej cikli i tij në kombëtare.
Në një konferencë për shtyp, Duka konfirmoi largimin e Sylvinho dhe Rolando Maran si trajner i ri.
Duka falenderoi Sylvinho për kontributin dhe theksoi se italiani Maran është trajner me shumë eksperiencë.
“Do bëjmë publik emrin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, Roland Maran. Mbyllim një cikël, mund të themi me ish trajnerin e kombëtares, Sylvinho, dua ta falenderoj në emër të FSHF, tifozëve, për kontributin që kanë dhënë. Bashkë kemi kaluar një periudhë vërtet të rëndësishme me shumë emocione. Është pjesë e historisë së futbollit shqiptar. Në respekt të plotë, kemi rënë në konsensus që ky cikël të mbyllet dhe të fillojë një i ri, me një trajneri jo të ri në moshë, por me shumë eksperiencë, siç është zoti Rolando Maran. Objektivi mbetet vendi i parë në Uefa Nations League dhe kualifikimi në europian”, theksoi ai./abcnews.al


