Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Lushnje/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, dyshimet e para

schedule08:18 - 19 Maj, 2026

schedule 08:18 - 19 Maj, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës tregun e ri të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnje, pranë stadiumit të qytetit.

Tregu, i ndërtuar tre vite më parë nga bashkia, ishte pika kryesore ku mbi 50 tregtarë shisnin çdo ditë produktet e tyre bujqësore. Flakët kanë shkrumbuar të gjithë mallin që ndodhej brenda ambienteve të tregut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për tregtarët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm. Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike nga sistemi i ndriçimit gjatë natës.



Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!