Eksperti Xhavit Shala tha në War Report se SHBA mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveç përpjekjes për rrëzimin e regjimit në Iran, duke theksuar se Teherani po përpiqet të rezistojë dhe njëkohësisht të mbajë hapur mundësinë e negociatave. Sipas tij, nëse SHBA nuk gjen rrugë tjetër, mund të ndërmarrë operacione për kapjen e ishujve strategjikë dhe vendosjen e një bllokade të rëndë ekonomike, ndërsa bllokimi në Hormuz mbetet i pjesshëm për shkak të rrugëve tokësore të transportit të naftës. Shala paralajmëroi se mosarritja e një marrëveshjeje mes palëve mund të sjellë pasoja të mëdha për ekonominë iraniane dhe atë botërore.
“ SHBA po ndodhet përpara një zgjidhjeje, përveçse të rrëzojë regjimin në Iran. Ky regjim i kaloi këto goditje, ndërkohë që me popullin nuk kanë probleme. Nuk do t’i mbetet rrugë tjetër Iranit, duke pasur parasysh negociimin; edhe Irani e ndjen frikën dhe do përpiqet të rezistojë pa nisur ndonjë sulm të radhës nga SHBA.
Amerikanët, nëse nuk gjejnë rrugë tjetër, mund të ndërmarrin një operacion për të kapur ishujt kryesorë, një bllokadë ekonomike shumë të rëndësishme. Bllokimi në Hormuz është i pjesshëm, sepse vijojnë kamionët dhe trenat drejt Pekinit, ndërsa vendet fqinje e lëvizin naftën në mënyrë tokësore. Dëmtohet ekonomia iraniane dhe botërore.
Nëse Irani nuk e gjen pikën e fundit që “deri këtu ne rezistuam dhe duam të bëjmë marrëveshje”, nëse nuk e pranojnë, do të jetë problem i madh.”


