Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja nuk pranon Gjicin/ Ankimimi nuk kalon në seancë, ish-bashkiaku i Kukësit kërkon pafajësi

schedule18:20 - 18 Maj, 2026

schedule 18:20 - 18 Maj, 2026

Gjykata Kushtetuese ka vendosur moskalimin e ankimimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, që kishte kërkuar pafajësi. Kolegji i Kushtetuese ka vendosur që çështja e Gjicit të mos kaloj për shqyrtim të thelluar, në seancë plenare.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën për pafajësi dhe rigjykim të çështjes së tij nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion, me një trup tjetër.

Safet Gjici në qershor të 2024 u dënua nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me 4 vite e 6 muaj burg për akuzën e “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.



Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici u vendos të kryejë 3 vite burg. Më vonë, ai u lirua nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit e përfundoi në masën e “arrestit shtëpiak”.

Gjici qëndroi në qeli 23 muaj, ndërkohë ai u arrestua qershorin e 2023, pas publikimit të videos intime të ish-kryebashkiakut, në ambientet e zyrës në bashki.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!